Dita e sotme do të shoqërohet me reshje shiu me një intensitet mesatar. Metoerologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se gjatë ditës së sotme vlerat maksimale të temperaturës do të shkojnë deri në 24 gradë celsius.

Ndërkohë, dita e nesërme do të shoqërohet me ulje të temperaturave. Po ashtu nuk përjashtohet dhe reshjet e shiut.

“Jemi në vjeshtë, kemi shtim të vranësirave dhe të reshjeve të shiut, të cilat gjatë ditës së sotme pritet të sjellin reshje shiu mesatare dhe intensive gjatë mbrëmjes, dhe mëngjesin e ditës së martë. Presim një përmirësim të motit gjatë pjesës së dytë të ditës, pro dhe në vijim reshjet e shiut do të mbeten herë pas here në vendin tonë prezentë. Ditën e sotme do të kemi vlera maksimale të temperaturave deri në 24 gradë celsius, ndërsa për nesër pritet të ketë një rënie të temperaturave me të paktën 3-4 gradë celsius. Në zonat e jug-perëndimore vlerat e temperaturave do të zbresin deri në 20 gradë.”, tha Osmani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: