Gazetari Erl Murati i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 i ka kërkuar një shpjegim kryetares së LSI, Monika Kryemadhit se pse opozita nga revolucioni e moshyrja në zgjedhje, ndryshoi kurs 180 gradë me uljen në tryezë me Gjiknurin apo futjen në zgjedhje.

Erl Murati ndërkohë është mjaft skeptik për Reformën Zgjedhore duke konstatuar se ajo nuk e garanton dot votën e lirë por duhet shoqëruar me ndryshime në Kodin Penal.

 

”Shumica nuk bie dakord që në Shqipëri do ketë 100% zgjedhje të drejta dhe ta garantueshme. Kryemadhi shfaqi skepticizëm. I afrohet më shumë qëndrimit të Metës që thotë se kjo Reformë Zgjedhore është e pamjaftueshe.

Unë kam një qëndrim më shumë skeptik. Unë mendoj se këtë Reformë e kanë quajtur tualet legjislativ.Për të garantuar votën e lirë nuk mjafton vetëm Reforma Zgjedhore, por dhe Kodi Penal në fuqi. S’dua të gjykoj ODIHR-in, dua të gjykoj rolin e opozitës dhe një problem me koherencën. E përshëndesim faktin që opozita është ulur në tryezë. Por vjet kishim një revolucion, disa lëvizje të forta. Dhe ky ndryshim 180 gradë i opozitës ka nevojë për një shpjegim. Pra për disa përgjigje. Pse opozita nga rruga radikale me protesta dhe paralajmërime se nuk do hymë në zgjedhje me Ramën tek ulja me Gjiknurin dhe premtimin se do hyjë tek zgjedhjet e ardhshme.”- Erl Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb