Covid-19 ka qenë në qendër të vëmendjes së vitit që po lëmë pas. Por 2021-shi ka qenë i mbushur edhe me ngjarje të shumta në botën e show Bizz-it. Ja disa prej tyre.

Rikthimi i këngëtares, Adele

Adele publikoi albumin e saj të katërt të shumëpritur, të titulluar “30”, në nëntor dhe pati sukses të madh. 33 vjeçarja, e cila tani jeton në Los Angeles, së fundmi është kthyer në shtëpi për të filmuar shfaqjen speciale “An Audience With Adele”, e cila u regjistrua në London Palladium dhe u transmetua në ITV. Specialja përbëhej nga një intervistë ekskluzive si dhe nga një performancë e para-incizuar live.
Festivali “Glastonbury” anulohet
Në janar, organizatorët e Glastonbury, Michael dhe Emily Eavis njoftuan se shfaqja e tyre nuk do të kthehej për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë. Në vend të kësaj, festivali u zhvillua në transmetim të drejpërdrejtë prej pesë orësh, duke përfshirë performanca nga Coldplay, Damon Albarn, Haim, Idles, Jorja Smith, Kano, Michael Kiwanuka, wolf Alice dhe DJ Honey Dijon.
Divroci i Kim Kardashian dhe Kanye West
Ylli Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt pas disa vitesh martesë. Por West ka kërkuar vazhdimisht që Kardashian të pajtohet me ish-bashkëshorten. Nga ana tjetër Kim aktualisht është e lidhur me komedianin Pete Davidson dhe dyshja janë fotografuar të kapur për dore në disa raste.
Anthony Hopkins fiton në Oscars
Në prill, 83-vjeçari u shpall aktori më i mirë për rolin e tij në The Father, me regji të Florian Zeller, në të cilin ai luan një burrë të moshuar që lufton me humbjen e kujtesës. Ai u bë personi më i vjetër që fitoi një çmim Oscar për aktrim.
Intervista e rrallë Meghan Markle dhe Princit Harry
Meghan Markle dhe Princi Harry dhanë një intervistë për Oprah Winfrey në Mars. Ajo tha se kishte kaluar një periudhë të vështirë para se të largohej nga Britania dhe se kishte menduar vetëvrasjen.
Rikthimi i Jennifer Lopez me Ben Affleck
Superylli i muzikës Jennifer Lopez dhe aktori Ben Affleck u fejuan në vitin 2002 dhe u ndanë për t’u ribashkuar përsëri pas 17 vitesh. Thashethemet për një ribashkim filluan të qarkullojnë pasi Lopez njoftoi ndarjen e saj nga ish-ylli profesionist i bejsbollit Alex Rodriguez në prill. Këto thashetheme u vërtetuan kur Lopez konfirmoi se ata ishin rikthyer bashkë në një postim për ditëlindjen e saj të 52-të, duke ndarë një puthje me Affleck ndërsa ishte në një jaht privat.
Britney Spears lirohet nga kujdestaria e saj
Britney Spears fitoi çështjen e kujdestarisë 13-vjeçare kundër babait të saj. 39-vjeçarja kishte luftuar për t’i dhënë fund marrëveshjes ligjore nën të cilën ishte vendosur në vitin 2008 për abuzimin me substancat dhe çështjet e shëndetit mendor.
“Abba” ribashkohet pas gati 40 vjetësh
Superyjet suedezë Bjorn Ulvaeus, Agnetha Faltskog, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad njoftuan kthimin e tyre në nëntor me një album të ri dhe shfaqje virtuale në skenë me “Abbatars”. Albumi kaloi menjëherë në vendin e parë dhe u dha atyre vendin e 10-të të top-listës në Mbretërinë e Bashkuar.
“No time to Die” më në fund është publikuar
Filmi i shumëpritur i James Bond, dalja e fundit e Daniel Craig në rol, u publikua në shtator pas më shumë se një viti vonesë nga pandemia. Premiera e filmit në në Royal Albert Hall u ndoq nga edhe anëtarët e familjes mbretërore.
William Shatner bën histori si njeriu më i vjetër në hapësirë
Ylli i “Star Trek” duke përshkruar si është të jesh personi më i vjetër në hapësirë u shpreh se është “përvoja më e thellë që mund të imagjinoj” pas shpërthimit nga shkretëtira e Teksasit. Me udhëtimin e tij, aktori 90-vjeçar kënaqi miliona fansa të fantashkencës që e njohin si kapiten James T Kirk.
Vrasja në xhirimet e Rust
Ylli i Hollivudit, Alec Baldwin, qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins kur një armë që ai mbante shkrepi gjatë xhirimeve për filmin “Western në New Mexico” në tetor. Regjisori i filmit Joel Souza gjithashtu mbeti i plagosur.
Tragjedia në Astroworld
Dhjetë njerëz vdiqën në një koncert të Travis Scott në Houston, Teksas në muajin nëntor. Nëntë vjeçari Ezra Blount ishte personi më i ri që vdiq nga lëndimet e pësuara gjatë përplasjes në koncertin e Scott-it, të tjerët që vdiqën varionin nga mosha 14 deri në 27 vjeç. Scott ka thënë se nuk e dinte se fansat ishin lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: