Bora dhe Donaldi vendosën të mos e fshihnin më lidhjen e tyre. Çifti nisi të publikonte foto bashkë dhe të ndiqnin sërish njëri-tjetrin në “Instagram” që pas ribashkimit pak muaj më parë. Ishte Semi Jaupaj, ajo e cila ndau foton në rrjetet sociale një foto nga ‘Sunny Hill Festival’ me çiftin.

“Shokë përgjithmonë”, shkruante këngëtarja krahas fotos.

Po ashtu, Bora dhe Donaldi janë fotografuar në momente intime gjatë ‘Sunny Hill’, ku janë shfaqur të përqafuar. Duket se tashmë ata e kanë kapërcyer krizën në çift dhe nuk i fshihen më syrit kureshtar të fansave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa ditë më parë u zhvillua koncerti i madh ku performoi Rita Ora në kuadër të “Tirana Europian Youth Capital 2022” dhe Bora Zemani shkoi për të suportuar mikeshën e saj të ngushtë, Semin, e cila performoi në shesh, por ajo çka u vu re ishte se moderatorja ishte pa partnerin e saj. Gjatë asaj nate, Bora ka postuar në “InstaStory” foto dhe video përgjatë koncertit ku ndodhej dhe me disa shoqe të saj, por aktorin e humorit nuk e pamë asgjëkundi.

Donaldi ka festuar së fundmi dhe ditëlindjen e tij në Barcelonë dhe gjithashtu ka realizuar dhe koncerte të shumta jashtë vendit, mund të jetë kjo një ndër arsyet përse ai nuk ndodhej së bashku me moderatoren për të suportuar shoqen e tyre.

Rikujtojmë se Donald Veshaj në ditën e tij të lindjes (1 shtator) i dedikoi këngën “Hesht”, mirëpo Bora Zemani preferoi të fliste. Ndonëse deri më tani moderatorja nuk ka zgjedhur të komentojë publikisht historinë dhe ribashkimin me aktorin, një urim për ditëlindjen e tij nuk ka munguar. Me anë të një videoje në “Instagram”, ku duket ajo vetë, Bora bashkangjitur shkruan: Urime, urime!

Sakaq, në rrjet qarkulloi me shpejtësi një foto e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ku shiheshin në makinë bashkë teksa aktori i prekte fytyrën Trixës. Fotoja fillimisht u publikua nga ‘Kryefjala’, por pa detaje.

Nga ana tjetër, kujtojmë që ishte pikërisht nata përmbyllëse e “Sunny Hill Festival” në Tiranë, vendi që Bora Zemani dhe Donald Veshaj zgjodhën për të dalë publikisht krah njëri-tjetrit. Në këngën e re që ka publikuar me titull “Hesht” që duket një dedikim i ndjerë dhe romantik rreth ribashkimit të tyre pas ndarjes së aktorit nga Beatrix Ramosaj. Mes vargjesh, aktori shprehet se e ‘ka thyer’, të gjithë e dimë se është referencë e lidhjes së tij në ‘Big Brother VIP’ dhe gjithashtu shton se po mendon për të me lot në sy: “Tu mendu për ty jam, tu mendu sa shumë të kam dashur dhe të kam thyer. Tu mendu për ty jam, tu mendu për ty me lot në sy”.

Ai i lutet ‘asaj’ të mos largohet pasi në mëngjes ajo nuk është në shtrat dhe për këtë pyet se pse nuk po na lënë bashkë: “Të lutem rri edhe pak. Mos ik këtë natë. Mëngjesi vjen dhe ti nuk je në shtrat. Pse s’po na lejnë ne me kon bashkë? E me i kap yjet nalt?”. “Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. A po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, Unë para teje i lë krejt, mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë”, janë disa nga vargjet e tjera të këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.

Sakaq, në refren ai i lutet të mos flasë duke u shprehur se e kupton më mirë me sy se me fjalë: “Të lutem mos fol ti. Të kuptoj më mirë me sy se me fjalë. Hesht e mos fol ti. Jo mos kij frikë se nuk jena tu bo faj”. Tashmë dyshja janë shumë të “përkëdhelur” nga fansat kur bëhet fjalë për dhurata, sidomos pasi e treguan hapur ribashkimin e tyre. Ndjekësit e aktorit i dërguan disa dhurata për ditëlindje, të cilat ai i zbuloi në “Instagram” ku dukej dhe shumë i emocionuar dhe i habitur nga gjesti i tyre. “Këto janë dhuratat që mua më kanë ardhur për ditëlindje nga fansat. Jeni shumë të mirë, shiko çfarë fansash kam, shiko çfarë kanë bërë. Ju dua shumë”, dëgjohet të thotë ish-finalisti i “Big Brother Vip” në video, teksa tregon disa triko me fotot e vëllezërve të tij dhe një xhup me spiderman-in.

Po në të njëjtën ditë, edhe Bora Zemani është surprizuar nga fansat, duke i sjellë dhurata, një tufë trëndafila dhe një letër ku i shprehnin dashurinë e tyre. Këtë moment moderatorja e ndau në “Instagram”-in e saj ku krahas shkruante: “Sa shumë ju dua!”./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb