Ekspertët e Komitetit Teknik deklaruan se me vaksinimin ka rënë incidenca e rasteve dhe fuqia goditëse e sëmundjes së koronavirusit. Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino pohoi se varianti ‘Delta’ nuk thyen vaksinimin, por përhapet më shpejt.

“Incidenda e rasteve që janë vaksinuar dhe kalojnë sëmundjen është 22 herë më e ulët me atë të rasteve që nuk janë vaksinuar. Kjo tregon vlerën që ka vaksinimi. S’po themi se Delta ‘thyen’ vaksinimin, por përhapet më shpejt dhe kërkon vaksinim. Vaksina të mbron jo vetëm ndaj infeksionit.”, tha Bino.

Ndërkohë, kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli pohoi se sa i përket dozës së tretë të rekomanduar nga Akademia e Shkencave, për moshat mbi 60%, i takon që të merret nga Komiteti i Eksprtëve të Vaksinimit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit merr vendimet dhe jep rekomandimet për të gjitha llojet e vaksinimit dhe në çfarë kohe duhet të bëhen ato. Pra i takon këtij komiteti ky vendim. Se ka prezantuar një vendim të tillë. Vaksinimi i fëmijëve është diçka që po bëhet në disa vende të botës, por jo në të gjitha vendet pasi siç ka argumente për ta bërë, ka dhe për mos ta bërë. Studimi i Akademisë së Shkencave, ishte një studim që bazohej në gjetjen e prevalencës te popullsia.”, pohoi Rakacolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: