Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në News24, do të trajtojë mbrëmjen e sotme një nga temat më të rëndësishme të vendit, atë të ekonomisë.

Të ftuar në studio do të jenë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Mesdhetar, Adrian Civici, Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin Luarasi, Mateo Spaho, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimi të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodrën.

Disa nga çështjet kryesore, ku do të ndalet ministrja Denaj dhe të ftuarit e tjerë, do të jetë rindërtimi pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, amnistia fiskale dhe penale për shqiptarët që të deklarojnë pasuritë, e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, gjatë Kongresit të PS, si dhe për çështje të tjera të ekonomisë.
Për më tepër detaje e sqarime rreth këtyre çështjeve, ju ftojmë të ndiqni emisionin “Real Story”, në News24, në orën 21:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb