TIRANË

Kreu i PD, Lulzim Basha ka diskutuar gjatë një bisede online me komisionerin europian Johaness Hahn lidhur me rindërtimin, punësimin apo planin e opozitës.

Basha thotë se duhet patjetër të rikuperohet me dëmet nga tërmeti në Shqipëri, teksa shpreh mirënjohjen për mobilizimin e vendeve të BE.

Lideri demokrat ka kërkuar ndihmë nga BE, për fonde, lidhur me krizën aktuale që ka kapluar Europën.

Komisioneri Hahn e ka mbështetur plotësisht pikën e planit të PD ku flitet për trajnimin e dyfishtë profesional të të rinjve, pasi rrëfeu eksperiencat nga Gjermania, Zvicra apo Austria.

NJOFTIMI NGA PD

Kreu i demokratëve Lulzim Basha e njohu komisionerin Hahn dhe me planin e tij për përshpejtimin dhe përfundimin e procesit te rindërtimit dhe thithjen sa më shpejt fondet e akorduar nga BE ne mënyre transparente. E ketu zoti Basha e vuri theksin tek dy nga prioritet më të rendesishme të lidhura pazgjidhshmërisht me procesin e integrimit europian: lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit.

Basha: Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim.

Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar kete si ceshtje me rendesi jetike për zhvillimin e vendit. Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet. Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu.

Ne bisedë me Komisionerin Hahn, Zoti Basha u ndal dhe tek plani per zhvillimin ekonomik me theks te veçante të trajnimi i të rinjve edhe me fondet e BE-së për tu ofruar atyre mundësi të reja punësimi

Basha: Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional i dyfishtë, si  dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e Qeverisë Shqiptare për të bërë të  mundur që ne të kemi një hov cilësor. Sepse kriza aktuale siç e dimë të gjithë po bën që vendet e BE-së të rimendojnë zinxhirin e furnizimit. Dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë këtë si një mundësi të artë”.

Plani i zotit Basha mori mbeshtetje te plote nga komisioneri europian per buxhetin Hahn i cili tha se nje praktike e tille ka bere qe ne vendet qe aplikohet shkalla e papunesise së të rinjve të ulet shumë.

Hahn: Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im , por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb