Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i ka dhënë drejtim shumë çështjeve në shtëpinë e Barcelonës, në një intervistë të dhënë një një event ku mori pjesë.

“Kemi 9 pikë më shumë se Reali i Madridit dhe duam që të ruajmë këtë avantazh deri në Klasiken që do të luhet në Camp Nou. Fitimi i kampionatit është prioriteti ynë, kemi fituar Superkupën e Spanjës, ndërsa në Kupën e Mbretit jemi besimplotë se do të kualifikohemi në finale”.

Rinovimi i Xavit- “Po, kemi menduar edhe në lidhje me këtë temë. E ka luajtur mirë mundësinë që iu dha, ka një stil nuk dhe nuk i shtrin këmbët më shumë se jorgani, nuk kërkon çmendurira. Duke marrë në konsideratë gjendjen e klubit, e kam menduar edhe rinovimin e Xavit”.

Busquets- “I skadon kontrata, por është shumë i rëndësishëm në skuadër. Xavi do që ai të vazhdojë dhe po mendon se çfarë duhet të bëjë. Busquets ka oferta të tjera të rëndësishme, ne nuk i kemi bërë akoma një ofertë konkrete, por do ta bëjmë shumë shpejt. Duam që të vazhdojë me ne edhe për një vit dhe do tia propozojmë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: