Përveç situatës traumatike me mijëra njerëz të mbetur nën rrënoja, shtëpive të shembura dhe mijëra viktimave të shkaktuar nga tërmeti, banorët e Turqisë dhe Sirisë janë duke u përballur me një tjetër problem.

Ato persona, shtëpitë e të cilëve nuk janë shkatërruar, janë përballë zgjedhjes nëse duhet të hyjnë në banesa dhe të rrezikojnë jetën nga një tërmet, apo të qëndrojnë na ambientet jashtë dhe të rrezikohen nga temperaturat shumë të ulëta.

BBC ka realizuar një reportazh në lidhje me këtë problematikë dhe me situatën dëshpëruese në ë cilën ndodhet vendi, ndërkohë që ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende të mbërrijnë në ndihmë të atyre që kanë mbetur nën rrënoja, dhe e vetmja ndihmë që rezulton shpesh e pashpresë është banorët që shesh mund të punojnë vetëm me duart e tyre.

Artikulli i plotë:

Në të gdhirë në të ftohtin e madh morëm rrugën për në një ndërtesë 10-katëshe në Adana, e cila ishte shembur plotësisht. Takova dy gra të mbështjella me batanije, duke u nisur drejt rrënojave.

Ummu Bayraktar dhe Nazife Batmaz po qëndrojnë në një xhami në qytetin turk, i cili është kthyer një qendër për operacionin e ndihmës pas tërmetit të së hënës.

Shtëpia e tyre u dëmtua rëndë. Ne ecim dhe flasim ndërsa ata shkojnë për të gjetur një të afërmin e tyre, një nga kushërinjtë e Ummu.

Një shoqërues na nxit të mos ecim pranë një ndërtese tjetër e cila paraqet rrzik pasi ka pësuar plasaritje si pasojë e tërmetit.

Kalojmë dy fadroma që punojnë pranë disa rrënojave, zonës së shembjes, ndërsa gjashtë punonjës të një ekipi shpëtimi përdorin duart për të larguar rrënojat.

Më pas marrim një rrugë anësore, ku shoh një grup të mbijetuarish të mbështjellë me batanije të ulur në karrige plastike duke u ngrohur rreth zjarrit.

Dy gratë kërkojnë shoqen e tyre, Nurten. E mbuluar me një batanije në të ftohtin e acartë, ajo ulet dhe qan.

Vajza e saj, Senay, ishte në katin e dytë të ndërtesës së shembur. Nurten ka pritur këtu gjithë ditën dhe natën, por asnjë lajm nuk ka ardhur.

“Kur vajza ime është e shtrirë në të ftohtë, si mund të shtrihem në një shtrat të ngrohtë? Vajza ime nuk e ka pëlqyer kurrë të ftohtin o Zot, është nën dhe, zemra më digjet”, thotë ajo.

Miqtë e saj mundohen ta ngushëllojnë ndërkohë që në sfond dëgjohen zhurmat e ekipeve të shpëtimit.

Vajza e saj ka dy vajza të sajat – të dyja aktualisht studiojnë jashtë vendit, por po përpiqen të kthehen në Turqi.

“Çfarë do t’u them vajzave? Ata do të vijnë këtu sot. Çfarë duhet t’u them? Ata ma kishin besuar nënën e tyre mua,” thotë Nurten.

Ndjenja e humbjes po përhapet më shpejt sesa kërkimi i të mbijetuarve.

Më në jug, në kufirin turk me Sirinë, më shumë lajme erdhën gjatë natës nga provinca Hatay, një nga rajonet më të goditura.

Në errësirë, pamjet treguan një banor që kërkonte në rrënoja. Ai beson se dikush është gjallë poshtë mbetjeve të asaj që dikur ishte një banesë.

“Fol me zë të lartë,” lutet ai.

“Siç e shihni, këtu është një trup i pajetë. Ai ka vdekur dhe askush nuk e ka hequr. Ndësa nga poshtë dëgjohet zëri i një gruaje”, thotë ai.

Ndërsa ai flet, zëri i një gruaje dëgjohet tek bërtet nga rrënojat. Ajo qan përsëri, dhe më pas godet në metal duke u përpjekur të mbajë vëmendjen e burrit. Por vetëm ai nuk mund të bëjë asgjë. Një shtëpi e tërë është shembur dhe do duhen makineri për të hequr rrënojat.

Kjo është një histori klithmash pa përgjigje, që përsëriten vazhdimisht në të gjithë këtë rajon.

Aty pranë, një tjetër banor i Hatajit, Deniz, tregon ndërtesën e shembur ku ishin bllokuar prindërit e tij.

“Ata po bëjnë zhurmë, por askush nuk po vjen. Ne jemi të shkatërruar. Zoti im… Ata po thërrasin. Ata thonë, “Na shpëto”, por ne nuk mund t’i shpëtojmë. Si do të t’i shpëtojë?”, thotë ai.

Situata është edhe më e rënduar në qytetin Kahramanmaras. Aty raportohet se mijëra ndërtesa janë shembur, numri i të pastrehëve edhe më i madh.

Një familje mblidhet, shumë e frikësuar nga pasgoditjet për t’u kthyer në ndërtesën e tyre të goditur keq. Drutë e zjarrit janë gjithçka që u kanë mbetur. Flakët sjellin pak ngrohtësi në duart e zhveshura.

“Mezi dolëm gjallë nga shtëpia. Ne kemi katër fëmijë. Dolëm nga shtëpia me ta në momentin e fundit. Ka disa njerëz të bllokuar brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Tani, po presim pa ujë dhe pa ushqim, jemi në një gjendje të dëshpëruar”, thotë Neset Guler.

Një rajon pret ndihmë që mund të jetë e pamundur të sigurohet në shkallën e nevojshme. Dhe ndërkohë, më shumë ndërtesa rrezikojnë të rrëzohen dhe zjarret e vogla të ndezura në ambientet jashtë shtëpive, është e vetmja mënyrë për të zënë pak ngrohtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: