Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin, 4 herë fituese e Kupës së Botës (2017, 2018, 2019 e 2022) dhe 2 herë fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, po shijon pushimet verore në plazh. 27-vjeçarja ka treguar pasionin e saj për detin, duke postuar foto nga plazhi, mes notit dhe sërfit.

Ajo ka konfirmuar disa herë se e dashuron sportin e sërfit dhe shpesh shfrytëzon pushimet për të hipur mbi tavolinë e sërfit për ta praktikuar këtë sport. Përmes fotove e videove të publikuara ajo tregon format e saj dhe pasionin për detin, duke magjepsur fansat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Madje ajo arrin të kalojë edhe dallgët, duke u  argëtuar e stërvitur njëkohësisht. Ajo ndodhet në plazh bashkë me partnerin e saj, skiatorin norvegjez Aleksander Amodt Kilde dhe janë duke shijuar pushimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb