Kandidati për Rektor të Universitetit të Tiranës, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, foli për platformën e tij në rubrikën “Opinion”, në News24.

Teksa përshkoi vizionin e tij nëse zgjidhet Rektor i UT, Hoxha u ndal dhe te premtimi i tij për rritjen e pagave të personelit akademik, duke thënë se ata duhen trajtuar ndryshe financiarisht nga ç’trajtohen sot.

Intervista:
Si shkoi fushata?
Preferova që unë kontaktet t’i kisha të drejtpërdrejta, duke ruajtur distancimin dhe duke marrë masat e nevojshme për t’u ruajtur nga virusi. Një kandidat për rektor duhet të shihet ballë për ballë me pedagogët, studentët. Brenda kufizimeve që lejohen, unë takova gjithë pedagogët e Universitetit të Tiranës. Ishte nevoja për komunikim, sepse ky universitet ka një problem të komunikimit të brendshëm. Ishte shumë i frytshëm takimi, na vuri përballë si pjesë të shqetësimeve të përbashkëta dhe një komunikimi të nevojshëm për të realizuar sa më mirë procesin.

Cili është vizioni juaj?
Unë jam 4 vjet dekan i Fakultetit të Drejtësië, edhe më herët kam qenë drejtues, ku kam kuptuar që bashkëpunimi, marrja e vendimeve me interes të përbashkët, respektimi i pedagogut dhe studentit, i autonomisë së brendshme, drejtimi kolegjial, janë elementë të rëndësishëm, që garantojnë funksionimin e universitetit. Nuk jam për centralizim të funksioneve dhe nxjerrje të figurave individuale si politikbërës.

Ne kemi një histori që duhet ta ruajmë e ta cojmë përpara, si dhe kemi studentët, që janë më të mirët, që vijnë në arsimin e lartë, pasi Universiteti i Tiranës në programet që ofron pranon studentët më të mirë. Detyrimi që ne kemi ndaj tyre është i dyfishtë, edhe pritshmëritë e tyre që të zhvillohen më tej, por edhe që ta zhvillojnë arsimimin e tyre në kushte sa më të mira. Në qendër të vëmendjes absolutisht që është studenti, i cili ka pas problematika ndër vite. Sa i përket problemit me marrjen e diplomave, ai nuk duhet të ndodhte. Ishte e drejtë minimale e tyre, por u desh komunikim për ta realizuar.

Keni premtuar rishikimin e pagave të personelit akademik…
Unë e thashë që personeli akademik është një nga asetet që ka Universiteti i Tiranës. Puna që bëjnë ata është shumë e rëndësishme, sin ë mësimdhënie, ashtu edhe në kërkimin shkencor. Duhet që trajtimi financiar i tyre të jetë i ndryshëm nga ai i sotmi. Nuk është për t’u mburrur me cfarë kemi sot, por edhe ata kanë nevojë për një rishikim të pagës së tyre. Mendoj se paga e pedagogut duhet të jetë më e lartë. Është pasioni i tyre që i mban në punë dhe jo paga e lakmueshme, ndaj dhe ky pasion i tyre duhet vlerësuar. Duhet asistuar sin ë pagën bazë të tyre, ashtu dhe në mundësi të tjera. Një element bazim është preisoni që i duhet bërë shoqërisë dhe qeverive, që të vlerësojnë ndryshime mënyrën e pagesës së personelit akademik.

Në përqindje cili është plani juaj për rritjen e pagës?
Mua po më votojnë për Rektor të UT, jo për kryetar qeverie apo parlament. Ky është negociim, nuk mund të them një shifër, se pastaj do më duhet të mbaj fjalën. Kam si vizion që pedagogët e UT të ndjehen më të denjë. Po të shohësh tabelën e pagave mund të gjesh diskordanca të mëdha mes pagave të pedagogëve me paga të tjera. Universiteti duhet të jetë jashtë politikës, por politika duhet ta ndihmojë me nevojat që ka, në mënyrë që këta pedagogë të mos ikin jashtë.

Sa e keni gjetur të mbështetur këtë platformë nga autoriteti i rektoratit?
Në periudhë zgjedhore ne konkurrojmë. Reflektim është personeli që është kontaktuar dhe që është diskutuar platforma, them me kënaqësi që e ka vlerësuar lart platformën, si vizionare, konkrete, që mund të jetë e realizueshme.

Rastet me Covid po shtohen, situata po bëhet më e rëndë, në këtë situatë anormale që ndodhemi a ekziston frika për ditën kur do të hidhet vota?
Të tërë jemi të rrezikuar. Në këtë pikëpamje, nëse duhet apo jo të kthehen shqiptarët në atë që ishim, kjo është vlerësim i autoriteteve që njohin shkallën, rrezikun dhe cfarë vjen më pas, unë nuk jam specialist. Unë di që jam i rrezikuar. Ajo që ne bëjmë cdo ditë, është përditshmëria jonë. Sot jemi me studentë, ruajmë rregullat e mbrojtjes, që janë edhe rregullat që do të përdoren në procesin zgjedhor, duke ruajtur distancat, duke shmangur grumbullimet. Periudha që vjen ndoshta mund të jetë më e vështirë. Periudha e vjeshtës do të jetë me virusin, por edhe me virozat e stinës, ndaj dhe nuk do të ishte e përshtatshme për zgjedhje.

A ka rrezik të ketë pjesëmarrje të ulët?
Ndoshta po, por unë kam besim se pas katër vitesh vështirësie në administrimin e UT, nga kontaktet që kam pas, shoh një ndërgjegjësim më të madh, një interes dhe përfshirje më të fortë si nga studentët, ashtu edhe nga pedagogët. Mendoj se këto zgjedhje nuk do të jenë me më pak pjesëmarrje se zgjedhjet e shkuara.

Cila do të ishte detyra juaj e parë si rektor?
Meqë jam jurist detyra ime e parë do të ishte të merrja vendim për emërimin e dekanëve. Ne kemi një organ shumë të rëndësishëm në universitet, që thuajse nuk ka funksionuar fare, Rektorati, që ka në përbërje rektorin, dekanët, zv.dekanët, etj. Rektorati merr përsëripër detyra shumë të rëndësishme. Vënia e tij në funksionim është me shumë rëndësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb