Teksa bluzat e bardha i kanë paraqitur një paketë me 4 kërkesa qeverisë që kjo e fundit t’i japë zgjidhje, siç duket mes palëve është gjetur konsensusi. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për ‘BalkanWeb’ se burime nga Sindikata e Punonjësve të Shëndetësisë, kanë bërë me dije se janë përcaktuar grupet e punës për diskutimin e 4 pikave të peticionit që i është dërguar qeverisë.

Sipas Skëndajt, grupi i parë i punës i përbërë nga 8 anëtarë, 4 nga sindikata dhe 4 nga ministria do të nisin diskutimin ditën e hënë, për të shqyrtuar pikën e parë të kërkesë që është; ‘Shpallen dëshmorë të kombit të të gjithë atyre pjesëtarëve të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm’.

Deri më tani nuk është përcaktuar një orar se kur të mblidhet ky grup pune. Ndërkohë që në ditët në vijim do të mblidhen dhe grupet e tjera, respektivisht për 3 kërkesat.
Punonjësit e shëndetësisë janë shprehur që në kryet të herës se nuk janë dakord me rritjen 40% rrogës që ka lançuar qeveria se do të startojë nga 1 janari, pasi sipas tyre kjo duhet të negociohet.

Sipas tyre mjekët, infermierët dhe personi mjekësor duhet të trajtohet bazuar në mesataren e niveli të pagesave të rajonit, ku Shqipëria ka rrogat më të ulëta krahasuar sa gati sa 1/3 e rrogës që merr një koleg i tyre në Kosovë.

4 kërkesat:
-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb