KORÇË

Pas një turi në Europë dhe Amerikë vjen për herë të parë në Shqipëri ansambli muzikor “Jarmarka” nga qyteti i Permit në Rusi, i cili performoi në qytetin e Korçës.

Grupi folklorik i dhuroi publikut korçar një mbrëmje të veçantë me këngë dhe valle të njohura ruse. Drejtori artistik Viktor Kuzminov tha se Korça është një qytet qe e njeh dhe e do kulturën ruse, ndaj u zgjodh per këtë turne.

“E zgjodhëm Korcën sepse morëm vesh që banorët e këtij qyteti e duan shumë kulturën dhe muzikën ruse dhe njerëzit këtu janë shumë të mirë. Sot u bindëm që këtu kishim të bënim me një publik mjaft të ngrohtë dhe zemër mirë dhe ne jemi shumë të lumtur që ishim këtu. Ne kemi qenë në të gjitha vendet e Europës, Amerikës por atmosferë të tillë nuk kemi gjetur në asnjë vend.”

Sergei Konovallov një ndër artistët që performoi në skenë u shpreh tepër entuziast pas performancës së tij dhe ngrohtësisë që i fali publiku korçar.

“Ndjesia jonë, është një lumturi. Nuk e prisja një reagim të tillë nga publiku shqiptar. Ne jemi për herë të parë këtu por besoj që nuk do jetë e fundit. Unë shpirtërisht jam shumë i kënaqur.”

Ansambli muzikor “Jarmarka” në fund të shfaqjes surprizoi për qytetarët korcarë me një kolazh me këngë e valle shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb