Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve sa i takon çështjes McGonigal dhe lidhjeve të Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së.

Meta tha se me ndihmën e Ramës, persona të sanksionuar në Rusi, me ndihmën e kryeministrit ndryshonin emrat, ndërsa me ironi theksoi se ndryshimet bëheshi nga “Sergei në Hasan”.

“Mund t’ju them me shumë kënaqësi dhe transparencë se; nuk jam unë që kam akuzuar zotin Rama për çështjen McGonigal, por kemi të bëjmë me akuza nga drejtësia amerikane, Ai përmendet 14 herë. Janë mediat më të mëdha që kanë raportuar deri tani, ku bëhet e qartë se kjo ka qenë një aferë korruptive dhe po bëhet e qartë se kjo aferë korruptive është udhëhequr nga Rama, me qëllim ndikimin e paligjshëm te ky zyrtar i FBI për të goditur opozitën. Kjo është mëse e qartë, e keni të New York Times, e The Times, etj. Ishte një biznes i tyre non-grata që Rmaa dhe bashkëpunëtorët e tij e kthyen në një biznesmenët e mëdha në republikën e Shqipërisë, duke spekuluar me letra, që ishin mashtrim i organizuar prej tyre. Personi në fjalë që kishte akses në listën e njerëzve nga Rusia që ishin në sanksione, iu jepte këtyre një listë me shqiptarë dhe nga Sergei ia vinte emrin Hasan dhe me vulën e institucioneve i printonte dhe ua jepte atyre, Ata vinin këtu me porosi të Ramës. Në Tiranë dihet dhe jo vetëm në kryeqytet, piketonin sipërmarrës, përfaqësues të botës së medias, për t’u bërë presion në mënyrë që ata të hynin në negociata dhe në shkëmbin të shpërblimeve të hiqnin emrat e tyre nga kjo listë spekulative, Në qendër të kësaj loje ishte Edi Rama. Ai e ka kthyer në art gjobitjen e pashpirt dhe të shumëfishtë të atyre që mban më afër, duke thënë se; nuk keni nga unë, por nga matanë oqeanit.

Meta teksa u ndal te fotoja e tij me Agron Nezën, theksoi se ajo daton që para 10 viteve dhe se njohja e tyre ka qenë e hershme. Më tej shtoi se nuk i ka kërkuar asnjëherë favore.

“Çdokush që ka foto me mua është ilirë ta publikojë. Duhet të keni parasysh ka qenë një foto që daton 10 vjet më parë. A është Rosini aty, nuk e di. Pasi kur me ftojnë nuk pyes se kush është. Megjithatë e njoh pas lajmeve të lidhur me Ramën. Rama ka akuzuar Berishën si njeri të Putinit, kur ndërkohë është ai.

Njohja ime me Nezën është i hershëm. Ai është familjar i pedagogut Agim Neza. Për këtë arsye kemi pasur raporte miqësore dhe si kam kërkuar kurrë favore”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb