Edgar Çani do të nisë nesër stërvitjen me skuadrën e dytë të Partizanit. Burime të besueshme pranë klubit të kuq kanë konfirmuar për “Panorama Sport” një gjë të tillë, çka do të thotë se Çani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Genc Mahmutaj për sezonin e ri futbollistik.

Partizani B është pjesë e Kategorisë së Dytë, që në rast se gjërat vazhdojnë në këtë rrugë, kjo kategori do të ketë luksin të ketë në përbërje të saj ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare, që ka luajtur gjithashtu në Seria A.

Futbollisti ka deklaruar se do të respektojë kontratën me të kuqtë, çka do të thotë se, me shumë gjasa, do i bindet urdhrit për të vajtur tek ekipi i dytë.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/nga-seria-a-ne-kategorine-e-dyte-shqiptare-klubi-merr-vendim-drastik-per-edgar-canin/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: