TIRANË

Partia Demokratike iu ka kërkuar informacion 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me atë që selia blu e cilëson “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

Referuar burimeve pranë selisë së PD, gazetari Osman Stafa raporton për “BalkanWeb” se demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër mua para zgjedhjeve. Kjo kërkesë e PD vjen, pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione.

Burime pranë PD i thanë gazetarit Stafa se po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Postës Shqiptare, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë. Etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb