Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E. K, 38 vjeç dhe E. Gj, 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës të shtetasit E. K, në të cilën u konstatua dhe personi tjetër, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet A. K, 64 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. M, 39 vjeç, E. R, 28 vjeç dhe A. V, 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
D. Ç, 24 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe ka dalë jashtë rruge;
J. K, 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb