Në emisionin “Autokton” të autores Anila Ahmataj u trajtua krijimtaria dhe vepra historike e studiuesit dhe historianit Vlonjat Neil Shehu

Neil Shehu në veprimtarin e tij jetësore dhe akademike e kushtoi gjithë jetën e tij në kumtesa, shkrime dhe vepra me përmbajtje historike dhe atdhetare. Ai pati fatin të radhitej në krye të institucioneve historike të asaj kohe, por falë përkushtimit profesional dhe pasionit për historinë dhe ngjarjet me rëndësi dhe karakter historik, ai ia kushtoi gjithë hapsirën kohore dhe nuk ndjeu të lodhej apo stepej kurrë deri në fund të jetës së tij. Në vite të shumta edhe kur ai ishte duke kryer studimet e larta ka realizuar kumtesa dhe botime të panumerta. Vet jeta e tij nga lindja deri në vdekje ishte një lumë ngjarjesh, për të cilat historian dhe kolegë të tij folën me detaje. Nga shkollimi i tij deri tek profesioni për të cilin punoi forte dhe mbeti shembull i brezave dhe kolegëve kemi fatin të njihemi me data të veçanta të cilat na paraqesin një tablo të gjerë historike, e referuar dhe e studiuar me burime të sigurta historike dhe vepra të autorëve vendas dhe të huaj.

Në 1 nëntor të 1948 edhe deri në nëntor të 1949 Neili ishte një nënpunës në sektorin e financës, në komitetin ekzekutiv të rrethit Vlorë. Viti 1950 do ta gjente Neilin në shkollën ushtarake të oficerave në Tiranë, menjëherë pas mbarimit të shkollës ai emërohet në regjimentin e 14 në Korçë, ku qëndroi për rreth tre vite. Pas kësaj trasferohet në Pogradec me detyrën Komisar i batalionit të III. Në 30 prill të vitit 1956 lirohet nga ushtria dhe emërohet në qarkun automobilistikë të Vlorës. Në këtë vit ai nxjerrë në gazetën “Universiteti shtetror i Tiranës” artikullin “Nën flamur”. Po në këtë kohë nxjerr në botim edhe artikullin “Gërmime në Apolloninë e Lashtë” Para se Neili të largohet për në institutin e lartë pedagogjikë 4 vjeçar në Tiranë, nxjerr në shtypin e kohës “Zëri i Rinisë” artikullin “Qetësi Nate”

Njërin prej viteve e bënë në arkeologji. Ishte viti 1961 kur Neili mbaroi universitetin e Tiranës dega histori filologji me profil histori,ne kete kohe botoi artikullin “Një student që duhet të shërbejë si shembull” Por pas mbarimit të universitetit emërohet drejtor në gjimnazin e Selenicës, detyrë që zgjati rreth 3 vite. Në vitin 1964 emërohet drejtor i muzeut historik të rrethit Vlorë. Por në vitin 1966 në revistën “Nëntori” Neili nxjerr artikullin “Në ditët e Nëntorit” po ashtu edhe artikullin ”Roli Aranitëve në luftë kundër turqëve osmanllinj në shek XV”

Por  Neili në vitin 1969 emërohet nëndrejtor në shkollën 8 vjeçare Avni Rustemi, dhe nxjerr në shtypin e kohës asaj kohe artikullin për “Dëshmoren Qeriba Derri” pas largimit nga ky pozicion Neili emërohet drejtor i shkollës së ulët të ndërtimit në Vlorë. Profesioni mësues do ta përfshinte Neilin nga 1976-ta e në vazhdim, në shkollën Ali Demi në Vlorë.

Por puna e tij për zbardhjen e historisë vazhdonte pa pushim, në shtator të 1976 e deri në 1977 Neili jepte leksione në Akademinë e Marinës. Jepte “Historia e Shqipërisë” e gërshetuar me artin ushtarak. Leksione të hartuara  nga vet ai  dhe të miratuara nga ministria e arsimit. 18 leksione, ku secili prej leksioneve, kishte rreth 20 faqe matërial.Një sërë botimesh të tij në hapsirën kohore nga viti 1968 deri në vitin 1977 në shtypin e kohes janë :

“Çdo Burrë një Skënderbe” ‘Lufta Çlirimtare e viteve 1918-1920’ “70 Kujtime mbi luftëtarët” ”80 këngë Popullore kushtuar luftës së Vlorës” Fitorja u arrit në fushën e betejës”

“ Epopeja e Luftës së Drashovicës” 

“Brigada e pestë sulmuese janar 1969’ ‘Kumtesë Çlirimi i Qytetit të Vlorës” ‘1968 Studime mbi Gjergj Aranitin”

“Një Panoramë historike mbi Aulonën e periudhës antike” “ Të dhëna mbi Vilajetin e Kaninës” “ Libri Yje të Pashuar”

‘Kryengritjet e Himariotëve në gjysmën e dytë të shëk XV”

‘Veprimtaria e Jani Mingës” “Qeveria e Vlorës” ‘Krijimi i Bankës Kombëtare” ‘ Masat Ushtarake e arsimore të Qeverisë së Vlorës” “ Epopeja Heroike e Luftës së Vlorës” 

Librin “Revolucioni i Qershorit 1924” 

Librin “Çështjet shqiptare në vitet 1921-1924 

“ Kumtesë Federata e Atdheut”

“Libri Lufta e Vlorës 1920”

“ Përgatitjet e Luftës 1920’

“ Gjendja ekonomike-kulturore në prag të shpalljes së pavarësisë” 

”Vlora si qëndër organizimi e kuvendit kombëtar”

 Veprimtaria e tij nuk ndali kurr hapin, në vitin 1980 Neili zhvillon një sension shkencor kushtuar 7 marsit. Po ashtu librin “Organizatat Patëriotike në Periudhën e Rilindjes” Njëkohësisht librat “Historiku i Arsimit të rrethit Vlorë periudha e lashtë ilire deri në vitin 1920” dhe “Historiku arsimit në Vlorë në vitet 1920-1944 ” Ka të përfunduar matërialin me “Këngët Popullore për Trevat e Vlorës” në 3 vëllime ku secili vëllim ka 5 mijë vargje, në tërsi 15 mijë vargje.

 Një punë 25 vjeçare është edhe ajo e ‘bibliografi me botime shqiptare, në gjuhë të huaj” Tre nga veprat e mëdha të cilat nuk kanë dalë në botim janë 

Tre nga veprat e mëdha të cilat nuk kanë dalë në  botim janë:

“Lufta e Vlorës 1920” libër i shkruajtur në vitin 1969

“Federata e Atdheut”

Historiku arsimit  dy vëllime, “Nga mesjeta deri në 1920″    e shkruajtur në shtator të 1983 dhe vëllimi i dytë” 

“Historiku Arsimit nga “1920 deri në 1944” e shkruajtur në 7 mars të 1986.  

Janë botuar matëriale të pakta të vëllimit “Lufta e Vlorës 1920”  por shumë pak matërial është paraqitur nga dorëshkrimi, pasi është çensuruar, por dhe shumë pak botime nga veprat të tjera të tij janë nxjerrë në botim me matërial të përgjysmuar

Etja për dije e ka karakterizuar popullsinë arbëre qysh në mesjetën e herëshme, por përhapja e saj në shkolla e seminare, madje edhe në universitete kishtarë bizantinë, ishte një tregues kuptimplotë se perandorët bizantinë nuk vinin këtu tek një kënd i errët i perandorisë për pushime. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: