DURRËS

Shorti publik për ndarjen e 116 apartamenteve në një pallat në Durrës, i rindërtuar pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 2019 është shoqëruar me pakënaqësi nga përfituesit.

Banorët ankohen se sipërfaqet e apartamenteve të rindërtuara janë më të vogla se ato që ka qenë ekzistuese më parë, ndërsa pakënaqësi shprehin edhe për ndarjen e kateve të banimit.

Nga shorti janë përjashtuar 6 familje që kanë banuar në pallat, të cilat rezultojnë se kanë edhe një apartament të dytë në qarkun e Durrësit.

Shorti publik për ndarjen e këtyre apartamenteve u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që përfituesve t’u jepen dhe çelësat e apartamenteve përkatëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb