ITALI

Autoritetet italiane pas një operacioni kundër narkotikëve kanë arrestuar 32 persona, të cilët merreshin me trafikim të kokainës kryesisht nga  Shqipëria drejt Brescias.

Operacioni i ndërmarrë nga Guardia di Finanza ka vijuar kontrollet dhe arrestimet të mërkurën si dhe mëngjesin e ditës së sotme. Grupi i shpartalluar ishte pjesë e një rrejti ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Këta trafikantë janë pjesë e tre organizatave të ndryshme kriminale të specializuara në tregtimin e drogës në disa vende të botës. Disa prej të arrestuarve janë me origjinë shqiptare, me bashkëpunëtorë natyrisht nga Italia dhe Brescia, raporton “BalkanWeb”

Ky operacion ka nisur prej ditësh dhe deri tani kanë përfunduar në pranga mbi 50 trafikantë, janë konfiskuar 130 kg kokainë  si dhe janë sekuestruar një numër i madh i pasurive të paluajtshme në Itali.

Arrestime

Pjesë e sekuestrimit ka qenë edhe një pikë shitjesh të makinave, e cila dyshohet se funksiononte me paratë e drogës dhe që kontrollohej prej të arrestuarve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb