Një kamion është ndaluar dhe sekuestruar në portin e Barit në Itali. Malli vinte nga Shqipëria dhe ishte i shoqëruar me dokumente eksporti false, të lëshkuara në vendin tonë, me qëllim dërgimin në Itali.

Mjeti mbante të ngarkuar të paktën 2000 paleta mallrash në momentin e ndalimit nga zyrtarët e Doganës së Barit, gjatë kontrolleve për trafiqë të paligjshme.

Shoqëria bashkëpunuese në rajonin e Marchia, që ishte shënuar në dokumente, nuk ishte e përfshirë në transport. Ngarkesa që vinte nga Shqipëria, është bllokuar sapo kishte zbritur nga trageti. Pas zbulimit të dokumentet false, doganat kanë vendosur të konfiskojnë mallin me akuzën e kontrabandës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: