KOSOVE

Pak ditë më parë Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën një emër mjaft të vecante, gjë që e prisnim pasi çifti edhe djalin e parë e ka quajtur Zëri.

Ndërsa vogëlushes Elita dhe Gjiko i vendosën emrin Bota, për të treguar se bota e tyre ndryshoi me ardhjen në jetë të saj dhe gjithashtu që e duan sa bota.

Menjëherë pas lindjes Elita i hapi një profil në Instagram vogëlushes, ndërsa ditën e djeshme moderatorja ka postuar foton e parë të Botës me të vëllain, Zërin duke ia ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithëve.

Zëri shfaqet duke i qëndruar pranë të motrës dhe duket shumë i lumtur që është bërë me një shoqe. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, kur fëmija i parë bëhet xheloz pasi vëmendjen e merr më i vogli, me Zërin nuk ndodh kështu. Ai që tani është shoku më i ngushtë i Botës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: