Padyshim që kjo e diel është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët, pasi zemrat e tyre u prekën nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur, Koço Devole. Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje live për ‘News24 nga COVID1 tregoi detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Devoles, i cili nuk mundi të fitonte betejën me koronavirusin. Skëndaj raportoi se aktori i humorit kishte rezultuar me COVID-19 më 20 tetor, ndërsa gjendja e tij si fillim kishte qenë mesatare, ndërsa mushkritë i ishin prekur rreth 50%. Për shkak edhe të një sëmundje të rëndë në gjak (Leuçemi), shëndeti i Devoles ishte përkeqësuar ndërsa ishte shtruar në spital.

Pasi qëndroi për disa ditë në spital, kishte ikur në banesë, për të vijuar trajtimin e tij, por gjendja ishte përkeqësuar. Pas kësaj situate, Devole ishte rishtruar në spital, ku edhe përfundoi në intubim pas përkeqësimit të situatës. Ai qëndroi për gati 8-9 ditë në intubim, ndërsa nuk mundi të shpëtonte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: