Prefekti i Qarkut Korçës Nertil Jole organizoi një takim me gjithë aktorët institucionalë, strukturat e policisë, njësitë vendore lidhur me luftën kundër kanabisit dhe kultivimit të lëndëve narkotike në qarkun e Korçës.
Në takim u fol edhe për sigurinë publike në tërësi dhe për angazhimin e çdo institucioni për parandalimin e fenomeneve të kundraligjshme.
Kreu i policisë së Korçës Gjovalin Loka paralajmëroi drejtuesit e institucioneve se nëse shkelet ligji duke favorizuar ose mbrojtur kultivuesit e drogës, do të mbahet përgjegjësi. Kritika ai ka dërguar dhe për shumë institucione, që sipas tij duhet të bashkëpunojnë më tepër me policinë.
Është viti i dytë që në qarkun e Korçës kjo taks force funksionon me përbërje përfaqësues nga disa institucione.
(BalkanWeb)