Kandidatja e ‘’Lëvizjes për Ndryshim’’ në Lezhë, Matilda Gjini e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për kandidimin e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjini thotë se ka ardhur nga Singapori për të hapur biznes në Shqipëri dhe madje politikën nuk e ka pasur në plan më parë.

Ajo thotë se ka zgjedhur të jetë pejsë e skuadrës së Jozefina Topallit pasi i ka të gjitha karakteristikat e duhura dhe ajo vetë donte një liderë guximtare.

 

‘’Doja të bëja eksperienca ndryshe. Gjeta një punë në Singapor, kompani konsulence. Ideja ishte pas 2-3 vitesh, për të krijuar një kompani të tillë në Shqipëri. Me të cilën po punoja në Singapor. Është diçka që po ta mendosh Shqipëria ke shumë nevojë për këtë. Për të tërhequr investime të huaja. Të kthehesha në Shqipëri, për këtë, dhe kështu rashë në kontakt me Lëvizjen për Ndryshim. Erdhi për të hapur një biznes në Shqipëri.

Unë mendoj që, kam gjithë familjen këtu, kthimi.  Doja një eksperiencë pune, dhe ta përdor dijen në vendin tim. Nuk kam ikur asnjëherë me idenë që nuk do kthehem më. Ka qenë për moshën tek të 30-tat. Nuk kam pasur në plan politikën, por erdhi kjo.

Edhe reflektohet, ne kryesisht jemi vajza.Kur mendonim kë do të dëshironim si kryetar, duke ditur që asnjë nuk ishte, shumë pjesëmarrësh ishin jashtë, figura e parë që na ka ardhur në mendje, për një liderë të fortë, iniciativë që donte guxim. Një parti kundër 3 kryetarëve të tjerë është e vështirë. Edhe, kështu sipas nesh kishte gjithë karakteristikat që do bëhej kryetar i partisë sonë. Nëj sfidë mjaft e vështirë, donim një lider që donim të ishte shumë guximtare. ‘’- tha Gjini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb