Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pjestar i delegacionit shqiptar në takime dypalëshe në Itali, të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka takuar zv/Ministren e Drejtësisë Italiane, Anna Macina. Gjatë bisedës palët kanë dakortësuar se Italia dhe Shqipëria kanë një kuadër të plotë rregullator ligjor përsa i përket bashkëpunimit gjyqësor dhe në fushën penale.

Ministri Manja vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, nëpërmjet skuadrave të përbashkëta hetimore, ku Ministria shqiptare e Drejtësisë ka një rol kyç.

U ra dakort për fillimin e një bashkëpunimi në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale, me projekte konkrete, për rehabilitimin e të dënuarve pas vuajtjes së dënimit. Po ashtu do të nisë bashkëpunimi edhe për një ekspertizë të posaçme për rritjen e sigurisë në burgje dhe për aplikimin e rregjimit të posaçëm të sigurisë, si dhe pilotimin e vuajtjes së dënimeve alternative.

Pala italiane kërkoi të shihet mundësia e bashkëpunimit jo vetëm në fushën penale, por edhe atë civile, tregtare etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: