Teksa u njoftua që dje se sot do të mbyllej kufiri me Greqinë në Kapshtica, në këtë pikë kufitare kanë nisur problemet e para. Gazetarja Lodra Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në Kapshticë është krijuar radhë e gjatë e kamionëve të mallrave. Kamionistët janë shprehur se nuk ishin njoftuar se ky kufizim do të ishte dhe për ta. Mes të tjerash ata thanë për gazetaren Kodra se këta mjete janë lejuar gjithmonë që të punojnë, pavarësisht çdo lloj situate.

Kjo masë e mbylljes së kufirit vjen pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend dhe në qytetin e parë nga Kapshtica, Selanik. Ndërkohë do të qëndrojnë të hapura portat e tjera hyrëse në vend, përfshirë Kakavijën, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta si në kufi ashtu dhe në lëvizjet e qytetarëve.

Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një testi molekular negativ PCR prej 72 orësh, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: