TIRANË

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përgjysmuar shkarkimet nga portat e HEC-it të Vau të Dejës që prej paradites, ndërkohë që edhe sot në mbrëmje ka ulur sërish shkarkimet me 200 metër kub në sekondë.

KESH bën të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme priten reshje intensive shiu në verilindje të vendit dhe në Malin e Zi, duke sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna.

Ndërkohë informon dhe për situatën në HEC-e dhe kaskadën e Drinit.

PËRDITËSIM I SITUATËS (10.02.2021, ora 19:00)
👉Raportet meteorologjike parashikojnë se gjatë orëve të mbrëmjes dhe ditës së nesërme priten reshje intensive shiu, në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, duke sjellë kështu një rritje të ndjeshme të nivelit të liqenit dhe prurjeve në lumin Buna.
👉Për këtë arsye, për të mos ndikuar në zonën e nën Shkodrës, 𝐊𝐄𝐒𝐇 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐲𝐬𝐦𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐫𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐛𝐫𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐝𝐢𝐭ë𝐬 𝐬ë 𝐬𝐨𝐭𝐦𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐨𝐫𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐇𝐄𝐂 𝐕𝐚𝐮 𝐃𝐞𝐣ë𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝟕𝟎𝟎𝐦𝟑/𝐬 𝐧ë 𝟓𝟎𝟎 𝐦𝟑/𝐬.
👉𝙎𝙞𝙩𝙪𝙖𝙩𝙖 𝙖𝙠𝙩𝙪𝙖𝙡𝙚 𝙣ë 𝙠𝙖𝙨𝙙𝙖𝙠ë𝙣 𝙚 𝙡𝙪𝙢𝙞𝙩 𝘿𝙧𝙞𝙣, 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙦𝙞𝙩𝙚𝙩:
👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë 1447 m3/s.
👉Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
* Hec Fierzë – 490 m3/s nga prodhimi, 0 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga port-at
👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
* Hec Fierzë 291.29 mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
* Hec Koman 170.73 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 72.96 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)
👉Prodhimi në të tre Hec-et është :
* Hec Fierzë, 5,650 MËh (ditor)
* Hec Koman, 12,449 MËh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4,320 MËh (ditor)
👉Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
🟢Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb