Plagosja e 52-vjeçarit Sait Fikaj pasditen e djeshme në Shkodër dhe nisja e tij me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore pasi pretendonte se ishte lënduar nga shpërthimi i një bombule gazi, ndryshoi pozicionin e tij nga viktimë e një incidenti, tek autor i disa veprave penale.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Fikaj ka shkuar pasditen e së hënës në spitalin e Shkodrës me djegie të shumta në trup dhe ka thënë para mjekëve se ka pasur një incident me bombolën e gazit në banesë. Pas marrjes së dijenisë për rastin, policia ka shkuar për verifikim në banesën e 52-vjeçarit dhe nga provat e grumbulluara kanë dalë në përfundimin se Sait Fikaj brenda në ambientet e banesës së tij, ka qenë duke përgatitur lëndë artizanale plasëse, për peshkim, e cila ka shpërthyer nga pakujdesia.

Në cilësinë e provës material brenda banesës së tij policia ka gjetur edhe një kapsolle detonatore, metalike me kapsollë të pa plasur. Por nuk përfundon me kaq! Përveç lëndëve plasëse policia ka gjetur në edhe 175 fidanë kanabis sattiva, të mbjella në gota plastike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb