Në këtë Botëror protagonistë nuk ishin vetëm lojtarët, por edhe familjarët e tyre, të cilët kanë ardhur nga e gjithë bota për t’i inkurajuar dhe shoqëruar. Nëpërmjet rrjeteve sociale, bashkëshortet dhe partneret përditësojnë atë që po ndodh në Doha dhe rrethinat e saj.

Mes tyre Agustina Gandolfo. Gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale, partnerja e Lautaro Martinez shkëlqeu edhe një herë në tribunë, duke bërë tifo për Argjentinën, e cila kaloi në finale. Pavarësisht se Lautaro nuk luajti asnjë minutë kundër Kroacisë, Gandolfo bëri tifo njësoj si herët e tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, para se të mbërrinte në stadium i ka ndodhur edhe një episod i pakëndshëm. Motra dhe partneri i saj kanë marrë nga një pije freskuese, por brenda ka pasur copa xhami.

Të shqetësuar kanë shkuar të gjithë në spital, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë pasojë. Për këtë incident Agustina i është drejtuar edhe ambasadës argjentinase e më pas ka shkuar në stadium për të ndjekur kombëtaren ndaj Kroacisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb