Janë Sting, Elton John, Ed Sheeran, Liam Gallagher, Radiohead, Bob Geldof, Queen’s Brian May, Robert Plant i ”Led Zeppelin”, Peter Gabriel dhe Kim Wilde, por edhe autorë këngësh si Judith Weir, dirigjenti Simon Rattle dhe violonçelisti Nicola Benedetti.

Janë mbi 110 artistë, të zemëruar dhe të zhgënjyer nga qeveria britanike, që protestojnë për faktin se janë braktisur me turp pas Brexit.

Artistët e bëjnë këtë në një letër të botuar nga ”Times”, ku denoncojnë se si marrëveshjet “e kanë bërë Europën një zonë të ndaluar për muzikantët”.

Pas përfundimit të lëvizjes së lirë midis kontinentit dhe Britanisë së Madhe, vizat individuale duhet të merren para se të udhëtohet në ndonjë vend të BE, duke rezultuar në kosto shtesë, përfshirë lejet për 350 sterlina për instrumente muzikorë dhe pajisje të tjera, pa harruar mosmarrëveshjet dhe zvarritjet burokratike.

Londra dhe Brukseli fajësojnë njëri-tjetrin për këtë situatë, por do të jenë muzikantët ata që do të paguajnë çmimin, veçanërisht të rinjtë, të cilët tashmë po përpiqen të mbijetojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb