Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ishte e ftuar në emisionin “FitStation” me Çenkuela Hasën.

Në këtë intervistë për ekranin e News24, ajo zbuloi detaje nga takimi i parë me kryeministrin Rama,  raporti me familjen dhe bashkëshortin.

“Pjesë të politikës më bëri takimi me kryeministrin Rama, një takim i paparashikuar. Nuk kam pasur ambicie politike, vij nga radhët e biznesit. Në takimin me kryeministrin ishte surprizë e gjithë situata, hyra me pritshmëri shumë të ulëta, por patëm dhe gjatë takimit diskutimet tona, pasi unë kisha rezerva që mund të ishte bërë diçka më mirë, gjithmonë për Shkodrën”- u shpreh ministrja Bilali.

Në këtë intervistë ajo foli dhe për bashkëshortin duke zbuluar më shumë detaje për jetën personale.

” Jam e martuar dhe e dashuruar. Bashkëshorti nuk ka lidhje me politikën as me jetën publike. Ai është mbështetja ime më e madhe dhe njëkohësisht kritiku më i madh”- tregoi Edona Bilali në këtë rrëfim ndryshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: