Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “FitStation ” në News24 me Çenkuela Hasën, ka ardhur në një rrëfim ndryshe për fillimet në politikë, pasionet dhe dashurinë.

Ai ndau një nga momentet më të veçanta në Partinë Demokratike, si takimi me liderin historik të kësaj partie, Sali Berishën.

“E kam takuar në një aktivitet në Forumin Rinor në vitin 2009, e mbaj mend shumë mirë. E kam takuar në një nga lokalet në zonën e bllokut ku bënim një aktivitet, ku ishte i pranishëm dhe kryeministri që në atë kohë, ishte zoti Berisha. Më është dashur t’i them vetëm emrin dhe mbiemrin tim kur u prezantova dhe mbaj mend që filloi të më pyeste për babain, xhaxhain tim, në ato 3-4 minuta, se nuk ka qenë një bisedë shumë e gjatë. Filloi të më tregonte histori nga periudha që ai kishte bashkëpunuar me xhaxhain tim në vitet 1996, folëm dhe për marëdhënien që kishte me komunitetin tiranas meqë unë i përkas këtij komuniteti”, u shpreh deputeti i PD-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: