Sonte do të mbahet nata finale e spektaklit shumë të ndjekur, Big Brother VIP. Aventura e cila ka zgjatur më shumë se 136 ditë do të marrë fund me shpalljen e një fituesi, i cili do të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.

Pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët që i rezistuan deri në fund kësaj gare: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani (Jakic).

Teksa fansat e shumtë të spektaklit presin me padurim shpalljen e fituesit, duket se një mal me supriza janë përgatitur për shikuesit.

Tapeti i kuq

Tap
Tap

Duke qenë se ky Big Brother iu dedikua yjeve, produksioni ka vendosur që edhe mbrëmjen finale t’i trajtojë të gjithë banorët si yje.

Kështu, një nga risitë e mbrëmjes do të jetë tapeti i kuq, në të cilin do të sfilojnë të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë pjesë e Big Brother VIP.

Bb1 1
Bb1 1

Sigurisht që ky tapet i kuq do të mirëpres me entuziazmin më të madh katër finalistët gjatë daljes së tyre.

Skenë e veçantë

Skena
Skena

Skenografia e natës finale gjithashtu ka ndryshuar dhe do të jetë speciale.

Këtë e bëri të ditur vet prezantuesja Arbana Osmani përmes një postimi në InstaStory, të cilin e fshiu vetëm pak pasi e publikoi.

Koreografi nga ish-banorët

Way
Way

Një koreografi e veçantë është gjithashtu ajo e cila do të prezantohet në hapje të finales së madhe.

Kjo performancë do të interpretohet nga ish-banorët që kanë qenë pjesë e formatit shumë të suksesshëm.

Ata kanë publikuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve imazhe nga provat që kanë zhvilluar për realizimin e kësaj koreografie.

Surpriza dhe mysafirë specialë për banorët

Beh
Beh

Duke qenë se i kanë rezistuar gjatë këtij rrugëtimi, për finalistët janë rezervuar surpriza të shumta.

Pritet që të premten të futet në shtëpi ish-banorja, njëherësh këngëtarja Beatrix Ramosaj, për t’i bërë një surprizë të dashurit të saj, Donaldit.

Ata të dy kanë qenë shumë të përfolur gjatë këtyre ditëve, pasi u tha se Ramosaj ndodhej në Dubai duke humbur mundësinë e takimit në një prej netëve të spektaklit, gjersa është konfirmuar nga vëllai i saj Albani, se është kthyer në Tiranë për finalen e madhe.

Bu
Bu

Këngëtari Alban Skënderaj gjithashtu mendohet se do të jetë një nga artistët që do të ofrojë befasi për banorët finalistë.

Sipas burimeve, këngëtari i shumë hiteve do të jetë prezent në skenën gjigante të Big Brother VIP për të interpretuar një repertor hitesh nga diskografia e tij muzikore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb