Mes emrave të shumtë që përfliten për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa zbuloi sot se i ka ardhur oferta, por që nuk do të zbulojë ende asgjë për shkak të patentës që ka spektakli.

Ajo tha se nëse do të futej në shtëpinë e famshme do të bënte një lojë shumë të mirë dhe personazhet e tjerë nuk do ta kishin të lehtë.

“Me thënë të drejtën, kjo është një pyetje e bukur. Që vjet e kam pasur një ofertë por vendosa të mos shkoja se mu duk një kohë shumë e gjatë 3 muaj dhe angazhimet, pandemia. Kurse këtë vit do ta mendoj se unë jam një person i drejtë dhe do ta kisha bërë Big Brother tim. Këtë vit jemi në biseda dhe nuk dua të zbulojë asgjë se ka bëjë dhe me patentën. Po nuk kam vendosur akoma. Ata personazhe që do të ishin me mua, nuk do ta kishin të lehtë se unë jam një person që zbuloj intrigat”, u shpreh Rovena për “Abc e Mëngjesit”.

Këngëtarja deklaroi disa ditë më parë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës. E pyetur rreth kësaj deklarate, ajo theksoi se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime. Rovena u shpreh se do të kishte fituar edhe më shumë, por tani është e angazhuar dhe nuk i dedikon më kohë.

“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyjë dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha këngëtarja.

Rovena është bërë virale shpeshherë në TikTok me lojërat që zhvillon me përdorues të tjerë të aplikacionit. Gjatë një videoje-live me një qytetar, ajo shfaqi gjoksin e saj para mijëra personave që po e ndiqnin ato momente. Qytetari insistoi dhe këngëtarja nuk përtoi të ia plotësoj dëshirën. Më pas ajo si pjesë e sfidës u fut dhe poshtë tavolinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb