Qyteti i Buchas në Ukrainë është bërë i njohur për shkak të krimeve të tmerrshme që trupat ruse bënë ndaj civilëve.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka bërë me dije se dhjetë ushtarakë rusë që plaçkitën pronat e banorëve të Buchas janë identifikuar dhe raportuar nën dyshimin se kanë shkelur ligjet e luftës.

“Sipas hetimit, nga 24 shkurti deri më 31 mars 2022, ushtarakët e njësisë ushtarake të Gardës Kombëtare të Federatës Ruse gjatë pushtimit të Buchas grabitën sendet me vlerë të popullsisë vendase.

Për qëllimin e vetëm të përfitimit personal, ushtria ruse konfiskoi pronën private të qytetarëve që nuk mund të përdoreshin për qëllime ushtarake: nga të brendshmet dhe veshmbathjet deri te pajisjet e mëdha shtëpiake. Hetimi paraprak në procedimet penale kryhet nga hetuesit e Policisë Kombëtare të Ukrainës”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës sot në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb