Prej kohësh lideri rus Vladimir Putin po përballet me mungesa të trupave ushtarake në front, situatë për të cilën është detyruar shpesh të bëjë manovra të tilla si rekrutimi i të burgosurve apo ushtarë me pagesë.

Daily Mail raporton se “dëshpërimi” i Putinit ka arritur deri aty, sa tashmë po rekruton anëtarë të grupeve të tifozerive, të njohur për aktet e tyre të huliganizmit.

Banditët “Ultras” janë mobilizuar në radhët e Divizionit të 106-të Ajror me bazë në qytetin e Tulës, 125 milje në jug të Moskës.

Lajmi u bë i ditur pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky parashikoi se deri në fund të vitit, Rusia do të ketë humbur 100 mijë ushtarë dhe një numër të konsiderueshëm mercenarësh.

Ukraina pretendon se Rusia ka parë tashmë rreth 89,000 trupa të vrarë në pak më shumë se nëntë muaj luftë, me rreth 450 të tjerë që vriten çdo ditë.

Shkalla e lartë e ushtarëve të vrarë, e ka lënë Putinin me mungesa, çka bëri që në shtator të miratonte një dekret për mobilizimin e 300 mijë rezervistëve.

Ndërkohë, grupi mercenar Wagner ka rekrutuar të burgosur nga burgjet ruse me premtimin se pas shërbimit ushtarak prej gjashtë muajsh, do të fitojnë lirinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: