Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se është autor i disa vjedhjeve në zonën e plazhit në Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet A. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë muajve qershor-korrik, konkretisht në banesat e shtetasve F. F., M. B., B. N., B. L., V. C., A. U., I. M., F. A., ku ka marrë vlera të ndryshme monetare, aparate celulare dhe bizhuteri floriri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: