POGRADEC

Policia e Elbasanit zbulon dhe dokumenton 5 vjedhje banesash të ndodhura katër muajt e fundit dhe ka arrestuar autorin e dyshuar të tyre, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa ngjarjeve të ndodhura katër muajt e fundit në qytetin e Pogradecit dhe në afërsi të tij, ku në banesa vidheshin pajisje dhe mjete të ndryshme, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 19 vjeç, banues në Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera si edhe provat e grumbulluara rezulton se 19-vjeçari, është autor i dyshuar i ngjarjeve të mëposhtme:

Më datë 17.02.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit K. D., shtetasi A. Sh., ka vjedhur mjete të ndryshme pune e pajisje hidraulike, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në këtë datë, ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në banesën fqinje në pronësi të shtetasit G. L.

Më datë 18.01.2020, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetasit A. D., është vjedhur një motorcikletë e markës “Honda” pa targa, si edhe pajisje elektroshtëpiake.

Më datë 05.12.2019, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit M. K., janë vjedhur pajisje hidraulike.

Më datë 19.11.2019, në fshatin Vërdovë, në banesën e shtetasit O. Xh., është vjedhur 1 televizor plazma.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Vjedhja, kryer më shumë se një herë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: