KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot duket se do të ketë ditën e ballafaqimit me përfaqësuesit e Kuvendit lidhur me atë çfarë zhvilloi javën e kaluar në Bruksel, takimet me Presidentin Vuçiç, dialogun Kosovë- Serbi, pikat e dakordësuar dhe marrëveshjen e arritur.

Hoti fillimisht do të shkojë që në orën 09:00 tek Hashim Thaçi, më pas në 12:00 raporton në Kuvend. Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ka më dialog me Serbinë por mbetet vetëm draftimi i marrëveshjes për njohjen reciproke. Për këtë gjë s’ka asnjë informacion apo reagim nga pala serbe.

Detajet pritet t’i japë sot vetë kryeministri i Kosovës para Kuvendit, deputetëve dhe popullt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb