Zhvillimet e fundit të shëmbjes ose jo të teatrit trishton gjithkënd që ka aktive  një ndërgjegje të shëndetshme në posedim. Heshtim me fatin që dikush i mbytur nga alternativat joshëse vendos për ne, minorancën, të goditurit e përhershëm sepse me ligj vendos shumica, ata që kanë kohë që e mira personale i ka errur sytë dhe gjykimin. Ata që deri dje i shihnin teksa cirreshin në emër të atij teatri dhe se do të flijonin deri veten e tyre për të mos lejuar ti prekej asnjë centimetër godinës me kaq shumë histori.  Automatikisht pagojësia ime rrebelohet teksa shoh në kronikat e pafundme deklaratat patetike të aktorëve që drejtuan gjatë këtë luftë. E di fare  mirë se pas kësaj, vetë ata do korrigjojnë cka të munden nga e shkuara e tyre, por ajo është atje, si teatri, i pa manipulueshëm deri në momentin e ekzekutimit final. Teatri edhe mund të shëmbet përderisa edhe bijtë e tij e bën hasha para shantazhit të më të fortit, ose ku e di unë se si… Por, kronikat, shkrimet, deklaratat janë aty. Na shohin dhe presin të rishfaqen nga kuriozët e fenomenit të fundit rilindas : “shëmb të vjetrën në këmbim të shëmtisë betonizuese”. Normal që ndodh kështu kur pjesës dërmuese nuk i dhëmb asgjë nga Tirana që ne njohim. Një pjesë e mirë e emrave firmëtarë janë bujtës në Tiranën e gjerë, ku në ato vite mbizotëronin shtëpitë përdhese dhe i priti bujshëm ti shkollonte e më pas t’u lartësonte emrat. Normal që, nuk mund t’i dhëmbë asgjë nga ky qytet, kur edhe ata Tiranas që panë dhe jetuan vetë historitë e këtij qyteti, i ka mbyllur sytë makutëria ftuese. Mjeranët kujtojnë se kjo fitore mbaron këtu, vetëm me hedhjen e një firme, shijimin e mbajtjes së paktit, si dhe heshjtjen ndaj këtij pazari. Normalia tashmë trondit qetësinë dhe kuptojmë se populizmi dhe ata që mbështesin gjithcka personale tredh tragjikisht minorancën e mëncur, inteligjencën kokëulur. Cfarë mundet të bëjë presidenti i ngratë kur po këta firmëtarë, i kërkuan muaj më parë ti ndihmonte të mbronin ndërtesën e cmuar? Ndërsa sot janë në anën e kundërshtarit të dikurshëm. Cfarë po ndodh me njeriun vallë??? Cfarë po ndodh me fatet tona të cilat varen vetëm nga disa mëkatarë të rrezikshëm, nga ku rreziku na serviret si zhvillim?? Keqardhje për ata që një herë thonë jo, dhe pas pak kohësh firmosin një PO te frikshme.  Nuk po dimë më nga të kemi frikë.  Cilët janë këta, ose ata që marin përsipër fatet e trashëgimisë aq të cmuar kulturore. Kush do të mund ti ndalojë këta ligj vënës që vetëm ligjin nuk e respektojnë? I kemi “votuar”  vetë. Po ne vetë kemi detyrimin dhe mundësisnë, t’a cbëjmë këtë të keqe

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: