Vaksinimi i personaliteve në moshë është kthyer në temë debati sot mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Meta e akuzoi këtë të fundit se po bën vaksinime selektive, ndërsa Rama iu përgjigj se është e padrejtë që Tinka Kurti e Reshat Arbana të lihen në fund vetëm se janë të njohur.

Në lidhje me proçesin e vaksinimit të personaliteve, të shpallur prej disa ditësh nga kryeministri Rama, “BalkanWeb” mëson se dy artistët e njohur në të 80-tat e tyre, Tinka Kurti e Reshat Arbana do të jenë në mesin e personaliteve që do të vaksinohen të dielën në ambientet e ‘Air Albania’.

Emra të tjerë të njohur që pritet të marrin vaksinën e Pfizer janë edhe Margarita Xhepa e Dhimitër Anagnosti, siç mëson “BalkanWeb”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb