12 persona kanë rënë në pranga për arsye të ndryshme penale. Policia e Tiranës bën me dije se kanë rënë në pranga: R. K., 32 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. H., 24 vjeç, F. M., 29 vjeç, A. Gj., 40 vjeç, Sh. S., 55 vjeç; F. Q., 37 vjeç dhe O. Ç., 28 vjeç, – J. V., 29 vjeç – S. I., 22 vjeç. Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit, shunë në familje, vjedhje etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Njoftim

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Nga Forca e posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit në kërkim J. B., 22 vjeç, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas iu dorëzua DVP Dibër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit D. K., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi më datë 23.11.2021, në Rrugën e Barrikadave, së bashku me një shtetas tjetër të paidentifikuar, i ka vjedhur telefonin një shtetaseje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. H., 24 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 06.11.2021, në Yzberisht, së bashku me 6 persona të tjerë (të arrestuar në flagrancë) kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë  18.11.2021  ka vjedhur një sasi parash dhe disa produkte në marketin e shtetasit V. U.;

– Më datë 22.11.2021 ka vjedhur disa sende me vlerë në magazinën e shtetasit P. E.;

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të lokalit që kishte me qira, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe dy shkopa bejzbolli. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet telefonit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasve:

– Sh. S., 55 vjeç; F. Q., 37 vjeç dhe O. Ç., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– J. V., 29 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– S. I., 22 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka përplasur dy mjete të parkuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb