Fillimisht Liverpool, sigurisht shanse janë të pakta pas humbjes së pastër 0-2 të pësuar në “San Siro”, por Inter do të provojë mrekullinë në “Anfeild”, do të luajnë gjithçka për gjithçka, për të kthyer më pas vëmendjen në Serie A, aty ku janë në garë me kohë të plotë për të fituar titullin kampion.

Torino duket pika kyçe e këtij muaji për Inter, fillimisht luan më ekipin granada për të vijuar më pas me Fiorentinën, për tu rikthyer sërish në Torino, këtë herë për tu përballur me Juventus.

Nga ana tjetër Milan, rivali i tyre kryesor, në të njëjtën periudhë bën llogaritë me Empoli dhe Bologna në shtëpi ndërsa më pas luan kundër Caglieri në transfertë, përpara se të përballen me Lazio në stadiumin Olimpik.

Lajmi i mirë është rikthimi i dyshes Martinez-Dzeko. Dy sulmuesit dhuruan spektakël në sfidën e fundit atë kundër Salernitana, argjentinasi i dha fund letargjisë duke realizuar një “tripletë” ndërsa Dzeko realizoi një dygolësh.

Liverpool dhe Torino janë dy provat e para, për të kuptuar formën reale të Inter në këtë pikë të sezonit, në çdo rast duhet parë edhe çfarë do të bëjnë Milan dhe Napoli, dy rivalët kryesor, por kujdes edhe nga Juve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb