Kandidati për deputet i PD, Korab Lita i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për ecurinë e tij politike 2-vjeçare, nga pranimi i mandatit, rikthimi në PD dhe tashmë përfshirja në listat e demokratëve.

Lita deklaron se mandatin e pranoi vetëm për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, teksa pas saj thekson se asgjë nuk e ndante më nga PD.

Ai zbulon kërkesën që i bëri Bashës për përsfhirjen në listë, duke i kërkuar vetëm siglën e partisë dhe nuk donte të ishte në zonën e sigurtë.

INTERVISTA NË FRONTLINE

KORAB LITA: Shiko, koha në kohë të ndryshme ka kuptime dhe të drejta të ndryshme. Ndoshta kur dorëzuam mandatet, PD ndoshta ishte i drejtë, por koha prodhoi që pushteti në dorën e Ramës vijon të qëndrojë dhe të katandisë Shqipërinë në këtë derexhe.

Sa i përket times, e pranova vetëm për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Që kryetari paraqet listën, dhe votuesi nuk zgjedh dot përveç partisë, është e gabuar.

PYETJA: A do e kishit pranuar mandatin nëse do e e dinit se do ishit sot në listat e kandidatëve?

Unë në fakt s’mund të bëj parashikim, por njerëzit që më njohin, kam 25 vjet në politikë, unë flas dhe e them mendimin tim, jam pak rebel. Jam gjithmonë nuk bëj paqe me padrejtësinë dhe mungesën e lirisë.

PYETJA: Çfarë ju bëri të ktheheni në PD? Nga tradhëtar në lista?

KORAB LITA: S’kam ikur asnjë nga PD. Kur mora mandatin e PD, ka qenë një ndër veprimet më të vështira të jetës, nuk u konsultova me ndërkombëtarët. U konsultova me miq, me anëtarët e partisë, strukturat. Hyra me vullnet të lirë, nuk e pranoj të futem ndryshe. Jam i lirë.

PYETJA: A keni pasur presion apo diktim për të mos e pranuar?

KORAB LITA: Ishte vendim nga më të vështira. Unë jam i lindur, nga 18 vjeç jam nga PD. Nuk jam përjashtuar. E kam parë veten në PD. Para se të hyja në parlament kam qenë në protesta, hyra vetëm të ndryshoj Kodin Zgjedhor. Kur ndryshoi, dhe Basha kërkoi lista 100% t ë hapura, por Rama refuzoi prej kartonëve, atëhere nga PD s’më ndante asgjë.

PYETJA: Kështu u shkrinë akujt?

KORAB LITA: Unë them atë që kam bërë unë. Qëndrimet në parlament. Vij nga familje e djathtë, me njerëz shumë pranë vetes time. Familje tradicionale, dhe kurrë s’bëhem i majtë.

PYETJA: Keni patur komunikim me Bashën?

KORAB LITA: S’mund t’i them këtu. Mendoj që në këtë rast Basha tregoi lidership, u impenjua të bashkonte komponentët që e sjellin në pushtet. I takon të mbledhë dhe thërrimen më të vogël për të bërë mazhorancën në parlament për të munudr të keqen, Edi Ramën.

PYETJA: Jeni të 33-it në listë, keni pasur dakordësi për pozicionin?

KORAB LITA: Numri është çështje fati. Emri im mbahet mend se është i emrit më të lartë në Shqipëri. Mbahem mend edhe nga çfarë zone vij, nga zonë tradicionale e djathtë, akademi politike e PD, e produktit që nxjerr vota. Për gjithë këtyre, ka shkuar dhe numri 33. Shumë lehtë mbahet mend. Numri 9 që ka PD ose pjesëtohet ose shumëzohet.

Gjej rastin gjithë shqiptarëve, përvec demokratëve, në Tiranë edhe atyre që janë mërzit me qeverinë e Ramës, normalisht janë mërzitur, i bëj thirrje fillimisht të votojnë nr.9, pastaj tek nr.33.

Edhe diçka, pozicioni jashtë listës fituese ka qenë kërkesa ime për Bashën. Nuk kishte moral të fshihesha në zonën e sigurtë. Unë dua vetëm siglën, çfarëdolloj numri të më vendosni, dua të dal nga votat e qytetarëve, jo nga lista.

Asnjë sekondë të jetës time nuk kanë marrë këto lloj vendimesh. Unë të thashë që s’jam shkëputur asnjëherë nga PD, s’më ka shkuar në mendje të shkoj tek parti tjetër. Unë në parlament kam kontaktuar me gjithë kolegët.

PYETJA: A do e kapërceni pragun e votave për të fituar mandatin?

KORAB LITA: Sapo erdha nga një takim i Bashës, një takim spektakolar, fryma e fitores ndihet në fytyrat e çdo qytetari të Kamzës. Shërben si motivim për mua. Sa i përket kuotës për t’u radhitur tek fituesit, jam i sigurt që do e marr. Do jem deputeti i qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb