Historia shokuese e një 42-vjeçari nga Kukësi tronditi mbarë opinionin publik. Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti kuksiani denoncoi publikisht ish-bashkëshorten edhe pse sot ajo është divorcuar prej tij dhe kanë dy fëmijë 9 dhe 6 vjeç.

Ai tha se ish-gruaja e dhunon ata psikologjikisht dhe i braktis prej ditësh duke ikur dhe duke qëndruar në praninë e të dashurve të saj.

“Kur unë ja kam dorëzuar fëmijët asaj, ajo gjithmonë mi ka refuzuar dhe gjykata mi ka dhënë çdo dy javë t’i takoj e të qëndron 24 ore me ta. Unë shkoj dhe i marr fëmijët dhe ata kur i marr janë vetëm pa praninë e saj. Ata ikin shpesh dhe shkojnë në komisariat të policisë. Fëmijët kishin ikur dhe ajo më mori në telefon duke më thënë se ‘djali ka ikur’ dhe dolëm ta kërkonim të dy. E gjetëm në polici. Djali kishte parë një foto të saj në telefonin tim dhe i kishte thënë ish-gruas. Ajo e kishte kërcënuar se do vriste mua dhe djali erdhi të gjente mua. Ajo ishte përjashta aty ku unë po falja namazin dhe po bërtiste ndaj meje. Unë e kam ndihmuar bashkëshorten të kryej shkollën dhe ajo mbaroi shkollën dhe filloj punë ka një vit e pak që punon. Por unë vazhdimisht e kam mbajtur shtëpinë dhe kam sjell te ardhura.”, tha ai.

Por nga ana tjetër në një lidhje telefonike ish-bashkëshortja pohoi se 42-vjeçari e ka dhunuar dhe se marrëdhënia e tyre ishte shumë konfliktuale. Burri hodhi akuza shumë të rënda duke e akuzuar ish-bashkëshorten për tradhti dhe se njëri prej fëmijëve nuk ka atësinë e tij. Kjo dëshmi e rëndë u kundërshtua me forcë nga ish-bashkëshortja e cila tha se të dy fëmijët ishin të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb