Fernando Santos u largua nga stoli i Portugalisë pas disa vitesh pune me këtë skuadër. Ky vendim erdhi pas zhgënjimit në Botërorin e Katarit dhe zyrtarizimi i divorcit erdhi disa ditë pas eliminimit. Tekniku Santos nuk iku pa thënë disa fjalë për përfaqësuesen, duke i falenderuar të gjithë për mbështetjen.

“Unë largohem me një ndjenjë të madhe mirënjohjeje, të pamasë për privilegjin që ishte të isha trajner dhe nderi për të përfaqësuar vendin. Ishte një ëndërr që e realizova, një synim jetësor që e përmbusha. Fillimisht faleminderit për të gjithë lojtarët me të cilët kam punuar që nga viti 2014, të gjithë pa përjashtim.

Kur drejton grupe duhet të marrësh vendime të vështira, është normale, jo të gjithë janë të kënaqur me zgjedhjet që bëra. Por ato që bëra gjithmonë mendoja për më të mirën për kombëtaren.Fjala e fundit për tifozët portugez, tani e tutje unë do të jem një nga shumë miliona njerëz që mbështesin kombëtaren” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: