Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madrid, i intervistuar nga rrejti “SKY” ka zbuluar për herë të parë se në fillimet e tij ka qenë shumë pranë kakimit te Juventus. “Kur isha 17 vjeç, shumë klube interesoheshin për mua, përfshirë këtu edhe Juventusin. Në fund zgjodha Mançester Junajtid, pasi ofronte më shumë garanci, pa harruar edhe që kampionati anglez ishte ëndrra ime fëminore.”

32-vjeçari gjithashtu rrëfen se pas çdo lëvizje, transferim apo zgjedhje ka qenë menaxheri i njohur i futbollit Jorge Mendes. “Mendes më ka ndjekur gjithmonë nga afër dhe ka qenë i pranishëm në çdo zgjedhje timen. Më kujtohet që fliste shpesh për Juven dhe unë isha i lumtur për interesin e tyre, për vetë prestigjin e klubit, por më pas zgjodha Anglinë”.

Fituesi i 5 herë “Topit të Artë” në fund deklaron se pasi të varë këpucët në gozhdë të ardhmen nuk e sheh më në futboll, por diku tjetër. “Aktualisht jam i përqendruar te futbolli, por e di se do të vijë dita kur do të tërhiqem. Gëzoj të tashmen dhe e di se e ardhmja do të jetë e bukur, jo prej parave, por prej kënaqësisë për të bërë gjëra të reja në fusha të tjera, si hotelet e mia, palestrat ose të luaj në ndonjë film. Mendoj për jetën time pas futbollit që kur isha 28 vjeç, do të jem biznesmen”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb