TIRANË

Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja denoncon presionet karshi tij duke akuzuar drejtuesit e QSUT se kërkojnë ta largojnë nga puna për shkak të deklaratave në media.

Allkja shkruan në një postim në “Facebook” se mbrëmë ka qenë 12 orë në punë dhe nuk e quan heroizëm këtë gjë, por se sot në mënyrë të përsëritur është thirrur në drejtori ‘për rishikimin e marrëdhënieve të punë’. Mjeku Allkja ka qenë shpesh një zë i fortë në situatën e pandemisë, por edhe më herët duke denoncuar problematika të ndryshme të sistemit shëndetësor.

“Nga turni i natës në zyrat e rilindjes!
Mbrëmë isha 12 orë në punë.
Nuk them asnjëherë se bëj heroizma, thjesht punoj në shërbim të njerëzve, dhe për këtë paguhem.
Nuk e fsheh prej disa muajsh punoj nën presion.
Sot në mënyrë të përsëritur u thirra në drejtori, madje kësaj radhe “… për rishikimin e marrëdhënieve të punës” dhe fillimi e mbarimi i bisedës ishte fjala ime në media.
Unë ritheksoj se do të jetoj si qytetar i lirë, i angazhuar në jetën social-politike dhe do të jem i përkushtuar ndaj profesionit e punës!”, shkruan Allkja teksa publikon dhe njoftimin që ka marrë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: