FRANCË

Një barazim spektakolar ka prodhur këtë javë PSG ndaj vendit të parafundit të kampionatit francez, Amiens. Fillimisht vendasit të cilët nuk i kanë humbur ende shpresat për mbijetesë shtangën kampionët duke e parë veten pas 40 minutash lojë në avantazh 3-0.

Pa përfunduar pjesa e parë Herrera ngushtoi diferencën por tashmë parizienët kishin pësuar një ‘dush të ftohtë’. Por në pjesën e dytë të besuarit e Thomas Tuchel u zgjuan duke përmbysur gjithcka. Nianzou Kouasse shënoi një dygolësh të shpejtë  në minutat 60′ dhe 65′ për të  barazuar rezultatin dhe më pas Icardi shënoi golin e katërt në minutën e 75′.

Por festa e parizienëve do të prishej në minutat e fundit me Sehrou Guirassy i cili bëri autokritikën për skuadrën e vet duke finalizuar rezultatin 4-4. PSG vijon e qetë drejt titullit kampion pasi Marseille e vendit të dytë ndodhet 12 pikë më poshtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb